Strazimiri i Berishës sulmon ashpër Yuri Kim: SHBA të priti si refugjate o mosmirënjohëse, por ti mendon si Beqir Balluku e Kristaq Rama

Strazimiri i Berishës sulmon ashpër Yuri Kim: SHBA të priti si refugjate o mosmirënjohëse, por ti mendon si Beqir Balluku e Kristaq Rama

Yuri Kim

Deklaratat e mbrëmshme të ambasadores Yuri Kim se SHBA nuk e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike e kanë revoltuar shumë Sali Berishën dhe ‘Foltoren’. Pas kryetarit Berisha të tjerë eksponentë të ‘Rithemelimit’ kanë sulmuar ashpër ambasadoren. Ka qenë ish-deputeti me kobure Gent Strazimiri, ai që ka vënë emrin në këtë sulm të egër, të publikuar në portalin e familjes Berisha. Në një postim në Facebook ai shkruan se Kim flet njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku, Ardian Dvorani, etj., etj dhe se nuk ka kuptuar që nuk buron dëshira e popullit nga ligji, por ligji nga dëshira e popullit...

Postimi i plotë

Nuk buron populli nga shteti ligjor, oj shoqe, por shteti ligjor nga populli!

Çdo ambasador i SHBA në Tiranë, që në fjalimin e parë prezantues e në vazhdim, është shprehur gjithmonë qartë, pastër dhe bukur me një aksiomë të politikës zyrtare të SHBA:

* nuk mbështesim asnjë forcë politike apo individ në veçanti, por popullin shqiptar në vullnetin e tij të lirë për të zgjedhur!

(Kjo në fakt, që në 1945 e në vazhdim, edhe kur nuk ka patur ambasador në Tiranë...)

- Të thuash "nuk marrim parasysh popullaritetin", do të thotë qartë, pastër dhe bukur që "nuk marrim parasysh dëshirën e popullit"...

- Të thuash "shteti ligjor" është mbi "popullaritetin", pra dëshirën dhe preferencën e shprehur nga populli, do të thotë ta kthesh këtë vend 32 vjet pas në diktaturë.

Pse?

Sepse në një demokraci sovran nuk është ligji, po dëshira e popullit, domethënë popullariteti!

Sepse, kur ky popull u ngrit dhe guxoi të kërkonte LIRINË, e bëri duke thërmuar "ligjet" dhe "shtetin ligjor" të kohës, që nuk kishte POPULLARITET!

Sepse ishte pikërisht "ligji" që e ndalonte popullin të dëshironte diçka ndryshe nga ç'parashikonte "ligji"... duke nisur që nga LIRIA...

Nëse nuk ke kuptuar këtë, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë për kaq kohë sa ke qëndruar këtu...

Por më shumë se kaq, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë as nga vendi më i madh i demokracisë së aplikuar deri tani, ai vend që të priti si refugjate, të adoptoi e të ngriti deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të vlerave të tij, sigurisht nën "shtetin ligjor" por, që buron nga "ËE, THE PEOPLE"!

Ti thua "ËE" por, njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku, Ardian Dvorani, etj., etj., nuk ke kuptuar që nuk buron dëshira e popullit nga ligji, por ligji nga dëshira e popullit...

Një "shtet ligjor" që i bie ndesh "POPULLARITETIT", nuk buron nga populli dhe, quhet qartë, pastër dhe bukur DIKTATURË!

Ktheu në shkollë dhe lexo edhe njëherë me vëmendje, mirënjohje e pendesë ata që themeluan atë vend të madh që është ylli ynë polar, e që ti refuzove ta përfaqësosh qoftë edhe për një sekondë këtu tek ne! KAQ!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korabi .: 30/09/2022 21:07

    PD nuk ka fituar asnjehere,zgjedhje ne keto 32-vite me merite,por vetem duke i vjedhur,madje dhe ato ne parti.Nuk po permend zullumet qe ka bere,se ato jane thene e s’terthene,por po,permend vetem nje fakt.Si rezultat i vetingut ne drejtesi nga 400 gjyqtare e prokuror te vetuar,kane dal jashte sistemit 187 persona.A ka patur ky shtet,institucione qe t’i kontrollonte (KD).Prandaj,Sali Berisha e Ilir Meta(Metaj),nuk kane te drejte morale te kerkojne pushtet.S’po i permend ish-presidentet e tjere,se ato jane larguar.

    Përgjigju
  • Arian: 30/09/2022 19:19

    Domethene, sipas ish deputetit, ambasadorja ka devijuar nga ija e politikes e shtetit qe e ka dergusr ne Shqiperi dhe flet sic ja merr mendja personalisht? Kete te kuptojme kur ajo thote qe SH.B.A. nuk e njohin Salen? Brravo! Habitem qe nuk je me deputet!

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 30/09/2022 17:54

    Populli more palaco sdo ta shohi me sy sali kriminelin, qe na flet dhe ne emer te popullit o surratsez.Mbas sali kriminelit shkojne vetem ata si puna jote more kafshe

    Përgjigju
  • Soni: 30/09/2022 16:51

    Po je mire o pall po ai eshte gogoli i keti vendi ai mbase eshte babai jote e atyre pallave te tjere qe kan zhvatur kete vend per 30 vjet jo i demokratve te vertet ju jeni komunista e maskarenj turp

    Përgjigju
  • KASEM HAJDAR Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 30/09/2022 16:32

    O kok zbathi Strazimiri ti lëpihesh mbas Salhe Bajgës për të siguruar vëndin si deputet por Salhe Bajga do dali jasht loje e kshu që kot servilosesh e bën lëpirsin e bythës. Sa të jet kjo jet Salheu jot se vazhdon dot më politikën. Se vendimet i mer KQZ jo ti me llumin e pd. Prandaj haroje ti o kok zbathi Strazimir që bohesh prap deputet. Haroje o roje Strazimiri si kallir misri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë