TIRANE - Kriminaliteti është rritur në masën 2 %, por është rritur edhe numri i veprave penale të evidentuara. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, njëherësh ish-zëvendësministër i Brendshëm në lidhje me kriminalitetin, të cilin e cilësoi një fenomen mbrarëbotëror.
Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” nën drejtimin e Ilir Babaramos në televizionin A1 REPORT!, Strazimiri theksoi se policia po punon më mirë përsa i përket zbulueshmërisë së veprave penale, duke pranuar në mënyrë të tërthortë se ajo që mungon është ndëshkimi i këtyre veprave penale.
“Fenomeni i rritjes ë kriminalitet sot është mbarëbotëror. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë nivelin e rritjes së krimit, dhe policia vetë e pranon, kryesisht për shkak të krizës globale, shihet rritje e kriminalitet në masën 2 %...Sa i përket shifrave është një grackë në të cilën nuk duhet të biem. Nëse rritet evidentimi është një gjë e mirë për policinë, do të thotë që policia po punon më mirë”, u shpreh Strazimiri.
Deklarata e Deputetit Demokratik i përshtatet më së miri, rastit të maniakut vrasës, Ardian Prenjasi. Ditët e fundit opinioni publik është shokuar nga rasti i pedofilit vrasës, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzimin e një të mituri, nxorri në drtië një histori vrasjeje dhe raste të pandëshkueshmërisë së tij, i padënuar kurrë me burg. 45-vjeçari është vendosur në shenjestër të mediave dhe opinionin pasi në mënyrë krejtësisht të ftohtë rrëfeu se ksihte vrarë vogëlushin 11-vjeçar, Julian Çelën, familja e të cilit e kërkonte prej rreth 4 muajsh. Për djalin e zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela, maiaku vrasës rrëfeu se e kishte vrarë po atë ditë që e rrëmbeu dhe se më tej e kishte mbështjellë trupin me batanije e flakur në plehra.
PANDESHKUESHMERIA NDAJ MANIAKUT VRASES
Një fakt tronditës është zbuluar në arshivat e policisë së Librazhdit, që daton në vitin 2004, kohë kur Ardian Prenjasi nga fshati Përrenjas i Librazhdit, ka rrëmbyer edhe dy fëmijë, me të cilët ka abuzuar. Më pas në 2008 është vendosur në Tiranë në shtëpi me qira, pikërisht në Laprakë. Kështu pedofili rezulton të ketë pasur disa precedentë abuzimi me të miturit, por duket se nuk është marrë seriozisht nga organet hetimore dhe ato të drejtësisë. Autoritetet greke për një rast të vetëm të denoncuar e kanë dënuar me 4 vjet burg, ndërsa në Shqipëri edhe pse të paktën sipas dokumenteve zyrtare rezultojnë 2 raste të abuzimit me të mitur para rrëmbimit të 10-vjeçarit A.C, drejtësia jonë nuk e ka dënuar në asnjë rast me burg.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës dhënë më 14 tetor të 2008 thuhet tekstualisht se i akuzuari ka shfaqur pendesë të thellë dhe merret në konsideratë fakti se nuk është dënuar më parë. Madje sipas vendimit të gjyqtares, Ardiani, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Në këto kushte gjyqtarja Shefkie Demiraj vendosi dënimin me 60 mijë lekë gjobë për Ardian Prenjasin. Dhe pasi pagoi paratë, ai lau duart me drejtësinë. Neglizhenca e gjithë këtyre precedentëve, bëri më pas që ai të rrëmbente dhe vriste Julian Çelën e zhdukur që më 30 nëntor të vitit 2012 dhe të rrëmbente dy ditë më parë të miturin A.Cani. Pikërisht ky rast çoi në zbulimin e vrasjes së djalit të ish-drejtorit të Antiterrorit në SHIK, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com