TIRANE - Pas 8 orë debatesh, Komisioni Hetimor përmbylli seancat dëgjimore me disa prej funskionarëve më të lartë të Policisë së shtetit si edhe me ato që janë larguar nga strukturat e policisë. Që në fillim të saj rreth orës 11e30 deputetët u përfshinë në akuza të forta ndërmjet tyre si edhe ndërmjet zyrtarëve të policisë që ishin thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor.
Mbledhja
Pas mbylljes së pjesës së parë të seancave dëgjimore, deputetët kërkuan një pushim përshkak të lodhjes dhe vazhdoi me pjesën e dytë ku pjesë e dëshmitarëve ishin krerët e policisë të larguar. Ajo që ra në sy ishte fakti se deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i kishte mbledhur të larguarit nga policia jashtë sallë së Byrosë së Kuvendit ku zhvillohej komisioni duke i dhënë këshilla se si të flinin gjatë raportimit. Ndër këto të larguar ishin Erzen Breçani, Agron Kuliçaj, Arjan Hoxhaj ku ky i fundit zhvilloi edhe debatin më shumë politik me deputetët e mazhorancës. Në debatin me deputetët, Hoxhaj u akuza nga Taulant Balla se ka falsifikuar diplomën, deklaratë kjo që solli edhe reagimin e ashpër të ish-funksionarit të policisë i cili deklaroi se këtë çështje do ta çojë përpara drejtësisë.
Në pjesën e parë të komisionit raportuan Sokol Bizhgaj, zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit si edhe Muhamet Rrumbullaku, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Bizhgaj u vendos në qendër të akuzave nga ana e demokratëve ku ndër to ishte edhe çështja e tritolit. Bizhgaj u pyet për faktin se Ndriçim Gjokona, personi që spiunoi rrjetin e tritolit në vend nuk u përfill nga policia. Por kjo akuzë e demokratëve nuk u pranua nga Bixhgaj i cili theksoi se është e pavërtetë dhe se policia ka marrë në mbrojtje Gjokonajn së bashku me familjen e tij. Edhe në momentin kur për raportim shkoi Muhamet Rrumbullaku, mbledhja u përfshi sërish nga debatet.
Por ajo që ra në shy ishte fakti se deputeti i mazhoracës, Pjerin Nderu, hodhi akuza ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Atan Didi i cili dy dit më parë kishte deklaruar se Rrumbullaku ka marrë gradën në mënyrë të jashtëligjshme. “Nëse ka diçka që zoti Didi ka bërë gabim është vënia në diskutim e gradës së Rrumbullakut”,- tha Ndreu.
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com