TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri akuzoi dje Arvizun se nuk po bën punën e tij dhe vendit i duhet një ambasador nga SHBA. Në një postim në faqen e tij në “facebook” Strazimiri shkruan se vendit i duhet një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi duhen mbrojtur interesat strategjike të Shqipërisë pasi qeveria po encën invers tyre. “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjike dhe lidhjet mes dy vendeve.
Në vetëm 9 muaj qeverisje krejtësisht anti-amerikane: U mashtrua si kurrë më parë qeveria e SHBA dhe populli shqiptar për armët kimike, madje u tentua që protesta të orientohej drejt ambasadës amerikane që t'i shpëtohej fytyra Kryeministrit mashtrues. U thye embargoja ndaj Iranit ditën për diell, e denoncon Financial Times, Bloomberg në Neë York dhe...Rilindja Demokratike në Tiranë...Për herë të parë pas 23 vjetësh, shpallet nga një qeveri shqiptare si "partner strategjik" Turqia jo SHBA... madje në ditën më të turbullt për demokracinë në Turqi...Ky vend ka parë ditë pa President, Kryeministër apo edhe pa qeveri... por pa ambasador amerikan qenka krejt tjetër gjë...qenka shumë e ulët”,- shkuan deputeti demokrat në rrjetin social “facebook”.
Këto akuza të Strazimirit erdhën një dit pasi ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu lëshoi kritika të forta ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike lidhur me akuzat e bëra për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Diplomati amerikan i cilësoi këto qëndrime të PD-së si të ulëta dhe të pa vërteta, gjë e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer Partisë Demokratike.
Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ambasadori Arvizu: ‘Akuzat ndaj Ushtrisë, të ulëta’