Në faqen e tij në ‘Facebook’, Strazimiri ka publikuar një foto të Edi Ramës duke dhuruar gjak duke shkruar “Njoftim profilaktik! Qytetarë kujdes! Nëse gjaku i tij do kishte vlerë nuk do e dhuronte”.
Kryeministri Edi Rama dhe i gjithë stafi punonjës i kryeministrisë iu bashkuan nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë”, në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, për personat në nevojë. Në ambientet e kryeministrisë ditën e sotme u vendosën punonjësit e Bankës së Gjakut dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.
“Në ketë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut. Sepse, në fund të fundit, kjo Kryeministri boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak”, vijoi Kryeministri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)