Strazimiri sulm Patozit: PD më mirë
të shuhet fare sesa të ‘reformohet’

Strazimiri sulm Patozit: PD më mirë<br />të shuhet fare sesa të ‘reformohet’
E ndërsa Astrit Patozi deklaron se ka një plan për reformimin e thellë të partisë, deputeti i PD, Gent Strazimiri sulmon ish-nënkryetarin e djathtë.
 
Me një postim në Facebook, ai shprehet se “një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove le të shuhet sot sepse nuk i duhet askujt. Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, e neveritshme po aq sa mjero-politika!

Kryesia skualifikoi tre kandidatura për kryetar të PD, duke zyrtarizuar vetëm Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin në garën e pas tre jave.

Statusi i Gent Strazimirit
Di të them vetëm se:
O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
 
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!
 
Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre