Strazimiri-Tahirit: Spiderman
Fino: Populli nuk ju besoi

Strazimiri-Tahirit: Spiderman<br />Fino: Populli nuk ju besoi
Një grant 3.2 milionë euro i qeverisë suedeze për policinë shqiptare që kjo e fundit të rrisë bashkëpunimin me komunitetin, është kthyer në arenë debati mes mazhorancës dhe opozitës.

Demokratët thonë se këto fonde nuk prodhojnë produkt konkret në luftën kundër krimit, por vetëm kurojnë fasadën.

“Rezultatet do të jenë të turpshme, komisariati dixhital dhe asnjë prej projekteve, nuk ka ndihmuar të kapet asnjë kile drogë. Spiunllëqe të vogla, thoni jo ka parkuar makinën keq bëhet fotografia etj, por nuk është ky problemi që kemi.

Unë do kisha preferuar një polici si në vitin 2008-2009, që nuk ishte e para dhe absolutja në besimin që kanë qytetarët te ajo, ama në Itali kalonin 4 kile kanabis gjatë të gjithë vitit, 63 ton drogë, ky është problemi ynë.

Me gjithë komisarin dixhital, me gjithë ministrin dixhital, me gjithë ministrin spiderman a ku di unë"
, thotë Strazimiri.

Por Bashkim Fino ka një mburojë të fortë kundër gjithë këtyre reagimeve, dhe për të 74 mandatet e 25 qershorit janë të pa kundërshtushme.

“Do të bësh politikë se je politikan je deputet? Thirre Ministrin e e Brendshëm tek Komisioni i Ligjeve, dua një seancë pyetjesh me Ministrin e Brendshëm. Por ju kështu folët gjatë të gjithë fushatës elektorale, e nxitë policinë e nxitë qeverinë, por nuk është fatkeqësia jonë, është e juaj q populli na besoi ne, madje na besoi 74 mandate, na thanë: Merrni drejtoni se ju keni të drejtë nuk kanë të drejtë këta që bëjnë gam-gam në fushatë. Duhet të jeni më të qetë e duhet të rrini më gatitur tani për të respektuar sovranin” tha Fino.

Pavarësisht debateve, kreu i Komisionit, Ulsi Manja hodhi në votim marrëveshjen e grantit, e cila kaloi me të gjitha votat e të pranishmëve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025