Streep refuzon fustanin ‘Chanel’:
Ia dhuruam por donte ta paguanim 

Streep refuzon fustanin ‘Chanel’:<br />Ia dhuruam por donte ta paguanim 
“Një artiste e madhe por pa klas”. Kështu e ka cilësuar stilisti i ‘Chanel’ Karl Lagerfeld, aktoren Meryl Streep.
 
Shkak për këtë është bërë fustani që zgjodhi të vishte aktorja në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar. Lagerfeld ka akuzuar aktoren se është tërhequr në momentin e fundit nga fustani i krijuar prej tij, pasi sipas tij ajo i ka kërkuar të paguhet që të vesh atë.
 
“Pasi i dhuruam një fustan 100.000 eurosh, morëm vesh që duhet edhe ta paguanim për ta mbajtur në trup. Ne japim fustane, ne krijojmë fustane, por ne nuk paguajmë për fustanet. Nuk ka publicitet falas pra për asnjë atelier, por politika e “Chanel” e ndalon t`iu ofrohen para aktorëve apo modeleve për t’i bindur të paraqiten me veshjet e saj”, u shpreh në një revistë stifisti Lagerfeld.
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i aktores, sipas së cilës këto deklarata janë bërë vetëm për të hedhur baltë mbi imazhin e saj.
 
“I madhi Karl Lagerfeld më ka përbaltur mua, stilistin tim, dhe atelierin e shkëlqyer që zgjodha. Ai gënjeu në nominimin tim të 20-të rekord dhe kjo bëhet për të më eklipsuar në sytë e medias, të kolegeve të mi dhe të publikut. Çfarë shkruan revista janë të pavërteta”, ka deklaruar aktorja. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë