Strehimi afganëve, diplomati amerikan falenderon në shqip vendin tonë: Shqipëria meriton mirënjohje të thellë nga SHBA
Diplomati amerikan Derek James Mitchell
Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar në shqip vendin tonë, pas pranimit të refugjatëve afganë në Shqipëri. Mitchell thotë se populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë.
‘Në përputhje me traditën e saj të "besës"! Kryeministri Edi Rama njoftoi dje gatishmërinë e saj për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët që përballen me dhunën talebane. Populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë. Faleminderit nga zemra!’- shkruan Mitchell.
Postim i diplomatit amerikan Derek Mitchell
Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.
Ambasadorja Yuri Kim duke përdorur fjalën më të shtrenjtë për popullin shqiptar BESA, tha se është krenare që SHBA ka një mike dhe aleate si Shqipëria që di të tregojë nder dhe guxim kur ka më shumë rëndësi. Edhe Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë fjala "Besa'.
Ndërsa ish Sekretarja e Shtetit dhe politikania amerikane, Madeleine Albright, pasi ka përshëndeti vendimin e Shqipërisë dhe Kosovës për të pranuar strehimin e qindra afganëve, tha se shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë strehimin e grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile afgane.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
Duhet te bejme ate qe do te bente nene Teresa ne kete rast .Ajo do te zbatonte porosite e Jezusit:Isha I uritur e me dhe per te ngrene ,isha I etur e me dhe per te pire,isha I huaj e me dhe strehe ..
PërgjigjuKu vajten ato qindra miliarda per eksport demokracie sa e bete boten katrahur
Përgjigjuaha,kjo paska qeb arsyeja qe ndertuat nji nga bazat e mdhaja te natos ne shqiperi.. gjithsesi nuk jam kundra ardhjes se afganeve
PërgjigjuThis is the meaning of friendship,this is what friends do for each other.Some do the party,the others clean the after party hangover messes.
PërgjigjuTju vije turp USA që keni mbeshtetur monstra si Rama , Basha dhe Meta (pa harruar legjenden e monstrave Berisha) , studentet shqiptar lihen në plan te dyte sepse kjo politike me keto lider që na keni vendos na ka lodhur dhe flliqur faqen në bote ! Ta dini Shqipëria do jetë gjithmone pro amerikane por liderin do ta zgjedhim vete heres tjeter jo keto që kemi , “puppets” pra “kukullat” tuaja që na keni lene duke mbajt Rradhën !
PërgjigjuAsgje mor vlla, kur te doni ne gati jemi. Dhe flm juve qe na drejtoheni si Shqiperi se NE ketu e kemi individuale, per shokun Kryeminister, kuptohet.
PërgjigjuPo pse nuk i dergoni diirekt ne USA biles ju kushton me pak i futni ne baza qe i keni per kte pune ata presin nqs jane ok per USA dhe krejt kollaj !! Apo juve nuk jau lejon kushtetuta dhe se shkelni dote se shkoni ne fucking burg !!! Kurse neve me drejtesine e re inspiruar nga juve financuar nga juve qe tani po kuptohet sa ju plas per tjeret vetem pay check u all u need ! U fucked up , what if taleban do like in 1979 Iran ( bcs some of us have knowledge and u fucking looser ) mos mi nxjerr motrat vllezrit nga qyteti dijes ? U fucker looser !! Or i will put some slippers on and take the country !!! U all fucking joke !!!