Ministria e Zhvillimit Urban ka gati draftin e projektligjit të ri “Për programet sociale të strehimit”, ku përcakton se si do të funksionojë kjo nismë, e cila në bosht të saj do të ketë strategjinë 10-vjeçare.

Një ndër opsionet për të rritur mundësine e strehimit të sa më shumë familjeve të pastreha, i deklaruar shpesh nga qeveria, është ai i mundësisë së partneriteteve publik-private me biznesin. Pikërisht në draftligj gjendet për herë të parë i pasqyruar koncepti i pronarit social.