Strehimi i afganëve, Gjikondi: Shqipëria i dha mësime të mëdha botës! Qeveria e re me ministra teknicienë, Rama do të lërë gjurmë në histori! Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij

Shqipëria i hapi dyert afganëve të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ku prej 2 ditësh në vendin tonë kanë mbërritur 275 prej tyre. Ky veprim për aktivisten e shoqërisë civile Brizida Gjikondi ishte një nga mësimet e mëdha që Shqipëria e vogël i dha botës. Në një intervistë për Report Tv, Brizida Gjikondi tha se ky veprim i jep Shqipërisë vlera të mëdha në aspektin moral dhe po tregon vlerat e demokracisë dhe lirisë, ndërsa vetë Europa nuk ka një qëndrim të unifikuar për pranimin e refugjatëve.

"Shqipëria jonë e vogël i dha mësime të mëdha botës për të disatën herë. Nëse Gjermani apo vende të tjera të BE po evakuojnë personelin e tyre, Shqipëria hapi dyert e shtëpisë së saj për afganët e rrezikuar që besuan në vlerat e demokracisë, lirisë, emancipimit dhe u pozicionuan në krah të SHBA-së. Kjo na jep vlera në aspektin moral. Në BE nuk ka një qëndrim të unifikuar për sa i përket kësaj çështje dhe është e turpshme që nuk pozicionohet hapur afganëve kur për 20 vite u përpos të eksportonte vlerat e saj atje", tha Gjikondi

Për situatën politike në vend, ku javën që vjen pritet të bëhet publike dhe qeveria e re "Rama 3", Gjikondi tha se Rama kërkon të lërë gjurmë në histori duke krijuar epokën e tij dhe për këtë beson se do të ketë ministra teknicien që të realizojnë ambiciet e tij.

"Rama do të sjelle teknicien pasi ka vizionin e tij për vendin dhe për të arritur ambiciet që ka. Rama raportin e ka me historinë do të krijoje "koha Rama" dhe epokën e tij. Për këtë qeveria do të jetë e përbërë nga njerëz që mendon se mund të zbatojnë ambiciet e tij", tha aktivistja

Nëse për Ramën mendoi se do të lerë gjurmët e tij në histori, për PD, Gjikondi ka parashikime të zymta duke thënë  se nëse Basha nuk ndahet nga Berisha do të mbetet në të shkuarën pasi aktualisht ajo parti është si një anije me vrima që po mbytet. Gjikonti tha se Bashën e krijoi Bërisha dhe se ai do të jetë edhe varri i tij.

"Basha nuk shkëputet dot nga qenia që e ka krijuar nuk ka takat ai. Nuk ka pasur takat për gjëra më të thjeshta të ndahet nga Berisha dhe jo më për çështjen me SHBA.  Nëse nuk ndahet dot atëherë Berisha do të jetë edhe varri i Bashës dhe PD do i mbesë të shkruarës. Berisha duhet të gjykohet jo vetëm për krimet, por edhe për shtrembërimin që i bëri rrugës së zhvillimit të Shqipërisë", tha ajo.

Gjikondi komentoi edhe dorëheqjen e Mark Markut, ku tha se ai është një njeri i lirë që nuk pranoi të zvarritej në PD nga Basha dhe të bëhej kurban i tij, megjithatë sipas saj nuk i falet që e kuptoi kaq vonë se ku po aderonte prej 4 vitesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 28/08/2021 13:56

    Te ben pershtypje fakti se si nga "Shqiperia" kalohet tek individi "Rama". Mjafton fakti qe ne vendin tone perparimi dhe prosperiteti i popullit si dhe prestigji i tyre lidhet vetem me nje emer, ate te kryetarit te partise, qeverise, eshte tregues i forte i autoritarizmit te skajshem. Zonja prezantohet si aktiviste por vepron si militante. Ministra tekniciene??? Pra konfirmon faktin se Rama ne realitet eshte nje individ qe ka krijuar nje organizate paralele te kontrollit politik dhe ekonomik. Dhe kjo eshte trishtuese. Per sqarim, nuk jam as me PD dhe as me LSI apo me te tjere subjekte politike te peshtira. Se per fat te keq nen Ramen kryeminister kushdo qe shkruan apo shpreh mendimin e lire por jo ne sinkron te platformes se tij, jo vetem censurohet por madje edhe mund te perndiqet. Dhe kjo me keq se nen komunizem kur nje gje e tille ndalohej me ligj. Sot mbrohet por ne realitet???

    Përgjigju
  • Si qenka kjo te huaj qe vertiiten neper godinat e studenteve???: 28/08/2021 11:23

    Ti je pedagoge dhe duhej te ishe kunder vendosjes se tyre neper konvikte sepse ajo eshte zone studentore. Po rrota eshte lyer dhe prandaj tani nuk ben më zhurmë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë