BERAT - Ambasadori i Izraelit në vendin tonë David Cohen, ka nderuar më një titull mirënjohjeje qytetin historik të Beratit.

Ky vlerësim iu dha qytetit 2400-vjeçar në shenje mirënjohjeje për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, periudhë kur ata përndiqeshin nga gjermanët. 

Titulli vlerësues iu dorëzua kryebashkiakut të qytetit muze, Fadil Nasufit.

Sakaq ambasadori izraelit i shoqëruar edhe nga zonja e parë ,Odeta Nishani, inauguruan edhe një çerdhe në qytetin e Beratit.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)