TIRANE- Situata e krijuar ditët e fundit me 35 familje të komunitetit rom në rrugën e Kavajës në Tiranë, të cilët rrezikojnë të mbeten të pastrehë, ka ngjallur reagimin e përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, më Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të delegacionit të KE, ambasadori i
OSBE në Tiranë, Robert Wilton shprehu shqetësim për situatën në të cilën ndodhet komuniteti rom në vend. Ambasadori Wilton kërkoi reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe zgjidhjen e problemit.
“Shprehim shqetësim për situatën në të cilën ndodhet komuniteti rom. Institucionet përgjegjësi duhet të pranojnë situatën e romëve dhe të gjejnë zgjidhje. Kjo do t’i japë zgjidhje pyetjes nëse për këtë situatë sundon ligji apo betoni”, u shpreh ambasadori OSBE.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ndërkaq i ka bërë thirrje institucioneve shteterore t’i japin zgjidhje kësaj problematike.
“Duhet të gjendet sa më parë një zgjidhje për strehimin e komunitetit rom. Policia, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Punës, duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë problem. Zgjidhja duhet të bëhet përmes procesit ligjor dhe zbatimit të ligjit”, tha Totozani.
Përfaqësuesi i KE, u ndal tek rëndësia e zgjidhjes së kësaj problemtike, pasi mbështetja e grupeve vulnerable është një nga kriteret e integrimit në BE, dhe një situatë e tillë, rrezikon procesin.
“Mbështesim iniciativën e Avokatit të Popullit lidhur me këtë situatë. Padyshim që moszgjidhja e këtij problemi, rrezikon statusin. Ne po e monitorojmë këtë proces me shumë vëmëndje dhe do të reagojmë në varësi të mënyrës së si vijon situata. Kemi patur probleme të ngjashme edhe në vend të tjera, ku procesi i integrimit po ecën ngadalë”, u shpreh përfaqësuesi i KE.
Ndërsa theksoi se së fundmi BE ka investuar 3 milionë euro për ngritjen e tre qendrave në Berat, Vlorë dhe Korçë. Këto synojnë t’i japin akses romëve në arsim, shëndetësi dhe punësim, por sipas tij “ky është një proces që kërkon kohë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.4%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15