TIRANE- Enti Kombëtar i Banesave ka përfunduar verifikimin e dosjeve të familjeve që u është miratua kredia për strehim në 8 qytete. Ndërkohë që do të ndryshojë dhe skema e financimit, duke hapur dhe garë mes bankave, për interesin më të ulët dhe kushtet më të mira që do të ofrohen.
“Një burim i natyrshëm financimi për strehimin janë bankat e nivelit të dytë. Lidhur me këtë do të doja të informoja se së shpejti do të finalizojmë bashkëpunimin me ato banka, të cilat do të ofrojnë kushtet më të favorshme të kredive dhe më të përballueshme për qytetarët”, është shprehur kreu i EKB, Doris Andoni gjatë takimit të zhvilluar dje me ministren Eglantina Gjermeni. Ministrja Gjermeni, prezantoi dhe hapat e mëtejshëm për strehimin, qoftë atë me kredi të buta, qoftë me qiratë simbolike.
/Shqiptarja.com