Strehimi për LGBT, debat tek
Ligjet, LSI-PD: Si verifikohen?

Strehimi për LGBT, debat tek<br />Ligjet, LSI-PD: Si verifikohen?<br>
Ligji për strehimin social është parë me rezerva nga opozita në Komisionin e Ligjeve. Deputetë të PD-së dhe LSI-së, ngrenë dyshime se përfshirja e personave që vijnë nga komuniteti LGBT, si kategori që përfiton me prioritet strehim nga shtetit, mund të sjellë abuzime.

Silva Caka ngriti shqetesimin se “Si e keni menduar ju si hartues, si do ta verifikoni një person që vjen dhe kërkon strehim social nëse ai është apo jo person LGBT? Nuk kam asnjë lloj paragjykimi, të mos keqkuptohem, por nëse ne nuk e saktësojmë mirë në ligj mund të lëmë hapësira për abuzime”.

Gent Strazimiri tha se “Të jesh pjesë e komunitetit LGBT është çështje zgjedhjeje, jo fatkeqësi natyrore. Pse duhet përfshirë në këtë kategori?”.

Përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thanë se identifikimi i personave LGBT do të bëhet përmes vetëdeklarimit dhe me ndihmën e shoqatave.

Përfaqësuesi i ministrisë së Financave u shpreh se “Do të kryhet përmes vetëdeklarimit, duke e plotësuar me elementët e bashkëjetesës së verifikueshme. Për këtë do të na vijnë në ndihmë shoqatat specifike të këtij trageti”.

Më tej PD argumentoi se kjo është një skemë përmes së cilës socialistët duan të pastrojnë paratë e fituara nga krimi dhe trafiku i drogës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë