TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për “goditjen” e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga 2 persona.
Violeta Kalaj pronarja 59-vjeçare e një ‘hosteli’ është vënë në pranga pasi kishte strehuar 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.
Në pranga është vënë edhe Artan Frroku 40 vjeç, ndërsa është në kërkim është shpallur A.L 24 vjeç.
Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.
Policia po punon për kapjen e A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do zgjidhet me konsensus?
-
Po
21.5%
-
Jo
71.7%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1798
Lajme të tjera
-
Futet për të vjedhur me një picë në dorë brenda një vile në Tiranë, hajduti 39-vjeçar kapet nga pronari dhe bëhet për spital
16 Maj, 15:00
-
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, autobusi i Kombinatit del nga rruga dhe përplaset me koshin e mbeturinave
16 Maj, 10:33
-
Këputet kabulli në ashensorin e QSUT-së, barrelmbajtësi dhe pacienti bllokohen brenda dhe mbeten të lënduar! Në hetim tekniku dhe administrator i firmës (VIDEO)
16 Maj, 08:21
-
Tentoi të futet me forcë në kryeministri, Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitje Aurel Latifin! Prokuroria: Probleme me shëndetin mendor, të shtrohet në spital
15 Maj, 13:58
-
FOTOT/ Qytetarët i bashkohen të dielës pa makina në Tiranë, dhjetëra aktivitete në rrugët e qytetit
15 Maj, 13:02
-
'Jam admiruese e Skëndërbeut' Yuri Kim mesazh shqiptarëve nga Kalaja e Prezës: Të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të shohim drejt të ardhmes
15 Maj, 10:34
-
Nis festivali i artit i të rinjve, kuratori Helidon Haliti zbulon perfomancat artistike
15 Maj, 09:35
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘17 Shkurti’ në Qesarakë: Gati për vitin e ardhshëm shkollor, do të presë 600 nxënës
14 Maj, 13:31
-
Veliaj: Së shpejti në Tiranë do i vëmë kazanët e plehrave nën tokë, mbërritën makineritë e specializuara
14 Maj, 11:47
-
Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë, i gjenden kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak
14 Maj, 09:38
-
Zhvendoset autobusi në Lanë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion
14 Maj, 08:14
-
Tentuan t'i vjedhin varësen e floririt një gruaje në Tiranë, arrestohen dy persona! Një prej tyre ishte në arrest shtëpie
13 Maj, 15:53