Stres? Plakeni më herët

Stres? Plakeni më herët
Stresi dëmton qelizat e rrjedhimisht plak organizmin. Njerëzit të cilët janë më të prirur të ndikohen nga streset dhe ndjenjat e ankthit, plaken më herët se ata që janë më indiferentë. Kjo sepse të menduarit negativ shkakton dëmtime qelizore. Ky është rezultati i një studimi të një spitali në Boston.

Më shumë se 5 mijë femra të moshës 42-69 vjet kanë marrë pjesë në studim, të cilave u janë analizuar mostrat e gjakut duke i krahasur me gjendjen e tyre psikike.

Sipas studimit, femrat të cilat ndjejnë shpesh frikë apo ankth të pashpjegueshëm në situata normale, kanë tendencë për tu plakur më shpejt, ato kanë telomere më të shkurtra se sa femrat pa probleme të tilla.

Telomeret janë mbaresa të ADN-së të cilat konsiderohen si tregues biologjik të plakjes, ndërsa bëhen pak më të shkurtra pas çdo ndarje qelizore. Telomeret e shkurtuar lidhen me rrezikun më të lartë nga kanceri, krijimi i sëmundjeve të zemrës, seniliteti dhe vdekja e parakohshme.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete