Stresi është i pashmangshëm
Por ja si mund ta reduktoni

Stresi është i pashmangshëm<br />Por ja si mund ta reduktoni
Stresi është një ndikues shumë i madh në jetën tonë. Ai është i pashmangshëm dhe i paevitueshëm. Ne mendojmë se ai është shumë problematik pasi sjell pasoja në mirëfunksionimin tonë por duhet të themi se ai është normal dhe i nevojshëm për aq sa nuk ndikon në shëndet.

Stresi akumulohet dhe ne e kemi shumë të vështirë që ta largojmë atë pavarësisht barnave dhe terapive që mund të ndjekim. Ai ka një ndikim serioz në shëndet sidomos nëse bëhet kronik për shkak të mos kurimit ose mosndjekjes së tij me këshillime. Stresi shkakton pasoja në qarkullimin e gjakut, zemër, sistemin nervor dhe sistemin imunitar, shkakton dhimbje gjymtyrësh ankth e vështirësi në të kuptuar e në mendime. Sjellja e tyre bëhet e pakuptimtë, fillojnë të dobësohen fijet e sistemit nervor, shpeshtohet frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.

Trupi jonë përgatitet për të reaguar ndaj kësaj gjendje stresante, por jo të gjithë personat mund të reagojnë në mënyre të shpejtë dhe të dobishme. Stresi mund të jetë dhe i trashëguar, sa mbështetje keni nga familja, të afërmit, shoqëria, puna që ju bëni dhe stafi me të cilin punoni,humbja e një personi të dashur. K

a shumë elementë që shkaktojnë stresin por jemi ne ata që mund ta reduktojmë kohëzgjatjen e tij. E rëndësishme në lehtësimin e tij është kontrolli dhe mënyra se si ne e menaxhojmë stresin. Gjithsecili nga ne ka mënyrat e veta të menaxhimit por dhe të përjetimit të stresit, disa persona e përjetojnë shumë keq disa të tjerë më me lehtësi. Ne mund të ndjekim disa metoda dhe teknika që na duken më të përshtatshme për të na qetësuar dhe për të na lehtësuar stresin, që janë:

- Bëni aktivitete të shumta fizike
- Shkoni në qendra për t’u relaksuar e bëni ushtrime për frymëmarrjen, qetësimin e muskujve, masazhe.
- Bëni diçka që ju kënaq, ju bën të ndiheni mirë dhe të largoheni nga puna e përditshme.
- Bisedo me dikë, qesh, qaj, nxirrni inatin sepse do jeni më të qetë.
- Muzika ,meditimi janë elementë që na ndihmojnë në lehtësimin e stresit.
- Shkruaj hidh diçka në letër, mbajtja e një ditari do t'ju bënte mirë.
- Thuaj stop mendimeve që të shkaktojnë stres
- Merruni me rregullimin e shtëpisë, zyrës për të krijuar një ambient sa më të këndshëm
- Menaxho kohën tënde, bëni në programim të ditës tuaj
- Ushqimi është shumë i rëndësishëm, ai duhet të jetë i mirë dhe të konsumohet rregullisht dhe me orare
- Mos pini duhan dhe limitoni përdorimin e alkoolit
- Beni shopping, dilni në natyrë dhe shëtisni pasi do ju qetësojë e do ju ndihmojë të përballoni situatat stresuse.
- Gjatë leximit bëni pushime të shkurtra sepse kjo ju ndihmon me kujtesën.

(j.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)