Stresi qëlloi me shotgun natën e Vitit të Ri dhe filmon veten duke postuar videon në rrjete sociale. Nuk mjaftoi kaq, por në telashe fut dhe babain, Sali Lushaj, i cili detyrohet të japë shpjegime në Komisariatin e Policisë për veprat e të birit. Sali Lushaj rrezikon dhe lejen e armës, shotgun që mbante në banesë.
Ngjarja
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, është shpallur në kërkim nga policia, së bashku me një tjetër person, me inicialet E.L., 21 vjeç.
Të dy kanë qëlluar në ajër me shotgun dhe e kanë filmuar veten më 31 Dhjetor. Pas publikimit të videos, policia i ka shpallur në kërkim, ndërkohë që është sekuestruar arma.
Arma e gjahut ka qenë me leje, lëshuar shtetasit Sali Lushaj, babai i reperit. Policia bën të ditur se ka nisur procedura për heqjen e lejes së armës, lëshuar 61-vjeçarit Lushaj.
Arma shotgun e sekuestruar nga policia
Njoftimi i Policisë:
Filmojnë veten duke qëlluar me shotgun në ajër Shpallen në kërkim të rinjtë Sekuestrohet arma e zjarrit Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve: - A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. - E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit "Shotgun", në një ambient publik. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë. Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të: • Një armë zjarri gjuetie, tip "Shotgun" • Një automjeti tip "Audi" Materialet i'u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe "Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.
Policia kontroll në banesën e Stresit, Sali Lushaj tregon lejen për armën
Në videon që ka publikuar policia dëshmohen pamjet e kontrollit që është bërë në banesën e reperit Stresi, (Arkimed Lushaj). Policia ka sekuestruar armën në banesë ndërsa i ati i Arkimed Lushajt, Sali Lushaj u tregon efektivëve lejen që ka për shotgunin që mbante në shtëpi. "
“Me këtë leje që në këtu do vish në Komisariat”, i thotë efektivi i policisë Lushajt.
Po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.