Lënia e mandatit nga Mark Marku pasi renditi të vërtetat e tij pse PD po rrënohet, ku sulmoi edhe Lulzim Bashën e Sali Berishën se po përdorin partinë për interesa personale, duket se nuk u ka pëlqyer shumë demokratëve. Duket se më shumës se të ofenduar nga reflektimi Mark Markut mbi realitetin e PD, ata janë prekur pse u është sulmuar Sali Berisha. Sulmi i radhës Mark Markut i ka ardhur nga 'intelektuali i PD-së' Stresi, i cili duket se është prekur me faktin që një demokrat nga Lezha është dorëzuar. Teksa thekson se ka pasur respekt për Markun, Stresi shkruan se "truri qenka sa një kokërr gruri".

"Mirditorët që njohim ne i nderuar Mark Marku nuk dorëzohen kurrë , ne kemi mbi 30 vjet me të mirat e të këqijat e partisë e prapë nuk dorëzohemi. Dhe do jemi gjithmonë krenarë për kauzën tonë…Mirdita të besoi, Kurbini, Lezha por jo të dorëzohesh. Kam pasur respekt dhe kam për ju sepse jeni njeri i zgjuar por truri qenka me të vërtet sa një kokërr gruri”, shkruan Stresi.

Një ditë më parë Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun  e Lezhës dhe shpërtheu në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.