Ajo është shprehur se përveç punës në Shqipëri ka frekuentuar edhe lokale të ndryshme ku është argëtuar. E pyetur nga Dasara sa i përket konceptimit të “night” në vendin tonë dhe mentalitetit duke e krahasuar edhe me tallavanë Valentina ka thënë: “Unë besoj që për tre muaj qëkur është hapur lokali, pak nga ky mentalitet e kemi ndryshuar. Njerëzit që frekuentojnë këtë vend e shohin e shohin si punë dhe që nuk ka asgjë të keqe.
Kështu që mendoj se e kemi ndryshuar disi këtë opinion”,- ka vijuar Valentina. Gjithashtu ajo theksoi se përveç kërcimit dhe spektaklit nuk bëhej asgjë e keqe, si dhe që me kohën njerëzit do ta kuptojnë dhe nuk do të ketë më paragjykime. Sa i përket sjelljes së klientëve shqiptarë, Valentina vijon: “Me mua janë sjellë shumë mirë, me respekt të pastër. Mendoj se i predispozoj unë që të sillen në këtë mënyrë”.
Sa i përket “Prive”, Valentina shpjegoi se nuk ka ndryshim nga striptizmi në klub, por është i rezervuar dhe privat, duke mos patur asnjë shërbim tjetër përveç striptizmit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)