Itali- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për trafik droge nga Italia, është arrestuar pasi u lokalizua se po fshihej në Tenerife të Spanjës.

I riu kërkohej që nga janari i vitit 2024, teksa ishte kapur në një aksion të Rojës Civile spanjolle më 21 maj.

Nga verifikimet e mëtejshme në sistem, rezultoi se ai ishte dënuar me 6,4 vite burg për trafik droge në Media Valle del Tevere.

Shqiptari që e thirrte veten edhe si 'Aldo', ishte akuzuar dhe dënuar pasi me ndihmën e një bashkatdhetari, kishte ngritur një biznes të vërtetë midis viteve 2016 dhe 2018, veçanërisht në komunat Deruta, Todi dhe Collazzone, ku dozat e kokainës shiteshin me një çmim prej 70 eurosh secila.

Për të shmangur ngjalljen e dyshimeve, parkingjet përpara qendrave tregtare shpesh përdoreshin si vende për shitje droge. Klientët ishin kryesisht italianë, të gjithë banorë të zonave të shitjes.

Hetimet filluan menjëherë nga Zyra SDI e Prokurorit të Përgjithshëm të Peruxhias dhe falë aktivitetit që synonte gjetjen dhe gjurmimin e të arratisurit, të kryer nga Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me organet e huaja, si policia e Spanjës.

Detyra e identifikimit të të arratisurit në Spanjë ishte veçanërisht komplekse për shkak të lëvizjeve të tij të vazhdueshme nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, përpara se të gjendej përfundimisht në Ishujt Kanarie.

Shtetasi shqiptar do të duhet të vuajë një dënim prej 6,4 vjetësh burg. Ai aktualisht është në pritje të ekstradimit në Itali.