Struga është një destinacion turistik që ia vlen të vizitohet

Struga është një destinacion turistik që ia vlen të vizitohet

Pamje nga Struga

Qyteti i Urave, siç e quajnë shumica, ndodhet në rajonin jugperëndimor në të dy brigjet e lumit Drini i Zi dhe liqenit të Ohrit, ka një ofertë të larmishme kulturore dhe historike, por gjithashtu është i mbushur me bukuri të mrekullueshme natyrore, plazhe të shumta dhe kuzhinë tradicionale maqedonase.

Emri antik i Strugës është “Enhalon” që do të thotë ngjalë, ndërsa emrin e sotëm e ka marrë më vonë me ardhjen e sllavëve të vjetër të cilët e quanin Stragë që do të thotë kalim. Popullata vendore ka dy teori për emrin.

Një interpretim thotë se për shkak të pozicionit të hapur të qytetit, era fryn vazhdimisht, ndërsa disa autorë tentojnë se emri si kalim e ka origjinën nga kalimi i Drinit të Zi nëpër kallamet. Daljane (fjalë turke) janë vende të rrethuara me kallam për gjuetinë e ngjalave dhe të peshkut, një nga degët kryesore në këtë zonë që nga neoliti deri në ditët e sotme.

Shpesh struganët dinë të thonë “Si Struga nuk ka tjetër” fjalë që janë përkufizimi më i besueshëm i qytetit.

Kalata e Drinit të Zi dhe ngjala e shijshme në mënyrë strugane!

Ata që e kanë pa një herë, janë dashuruar menjëherë me këtë qytet, i cili, pavarësisht se rrezaton energjinë e tij piktoreske, Struga është shtëpia e arkitekturës së vjetër dhe një numri të madh kishash. Megjithatë, ajo që i jep një karakter të dallueshëm është lumi Drini i Zi cili rrjedh nga liqeni dhe shtrihet në të gjithë qytetin. Shëtitorja përgjatë shtratit të lumit është ajo që do ta konsideronit qendrën e qytetit, me shumë restorante dhe kafene ku mund të kënaqeni. Urat përgjatë lumit vetëm sa i japin karakter qytetit i cili është qendra e manifestimit poetik "Mbrëmjet poetike të Strugës". Për shkak të liqenit të Ohrit dhe të kaluarës së pasur kulturore dhe historike, Struga ka të zhvilluar turizmin liqenor dhe kulturor dhe manifestimi “Mbrëmjet poetike të Strugës” tërheq një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj gjatë verës kur në qytet qëndrojnë mijëra turistë.

Këtu është çarshia, pastaj arkitektura e vjetër, rrugët e ngushta, shtëpitë me galeri dhe dyqanet. Ndër kishat më të njohura në Strugë është kisha katedrale e qytetit, "Shën Gjergji" (Sveti Gjorgjija), me një ikonostas të gdhendur të jashtëzakonshëm (përfunduar në vitin 1850), e cila gjithashtu përmban një koleksion të pasur ikonash. Kisha e Shën Gjergjit është e ndërtuar mbi një kishë të vjetër të kohës së Mbretit Samuil e cila daton nga shekulli i 14-të dhe duhet vizituar. Vend qendror në kompleksin ka një kishë e vogël shpellë. Është ndërtuar rreth shekullit të 14-të dhe është baza e të gjithë kompleksit të manastirit. Pikërisht këtu, dhe askund tjetër në Maqedoni, është shtëpia e të vetmes ikonë ku Nëna e Krishtit është pikturuar me të zezë. E njohur si Bogorodica në të zeza, ikona u gjet në një kishë të vogël shpellë, dhe sot ruhet në kishën më të madhe të kompleksit.

Kjo ikonë është një nga më të vlefshmet në Maqedoni dhe besohet se ka fuqi të jashtëzakonshme shëruese.

Aty pranë janë fshatrat e peshkimit Kalisht dhe Ladorisht, të cilët janë destinacione të preferuara turistike për turistët për shkak të morisë së restoranteve, hoteleve, apartamenteve dhe vilave që ofrojnë specialitete të shkëlqyera dhe kapacitete akomoduese me pamje nga liqeni. Kur bëhet fjalë për specialitetet karakteristike për këtë rajon, nuk mund të mos përmendet ngjala e përgatitur në mënyrën strugane. Trupi ka një formë gjarpri dhe megjithëse është i mbuluar me një numër të madh luspash të vegjël, pasi lëkura është mjaft rrëshqitëse, luspat nuk bien në sy. Ngjala nga liqeni i Ohrit është një specie e mbrojtur dhe gjuetia e saj është e ndaluar.

Ti mbështesim përpjekjet për ruajtjen e ngjalave të Ohrit dhe ta përgatisim këtë specialitet ekskluzivisht me ngjala të baseneve. Ngjala në mënyrën strugane është një eksperiencë e paharrueshme gustatore dhe është një festë e vërtetë  për dashamirët e peshkut të freskët dhe të shijshëm.

Rruga natyrore e ngjalës nga liqeni i Ohrit në detin Sargas u ndërpre në vitet 1960. Ky peshk nuk mund të shumohet në detin Sargas për shkak të dy digave të ndërtuara në pjesën tonë të Drinit të Zi dhe tre digave nga ana e Shqipërisë, ndaj reproduktimi bëhet në liqenin e Ohrit në mënyrë artificialiale.

Struga ka një histori të pasur. Me origjinë nga periudha neolitike - ajo përjeton shkëlqimin e saj të plotë në kohën antike si pjesë e rrugës Via Ignatia që lidhte Perandorinë Romake Lindore dhe atë Perëndimore. Lokaliteti Vërbnik gjendet në gjirin ndërmjet Strugës dhe Radozhdës. Gërmimet arkeologjike kanë treguar se bëhet fjalë për  vendbanime palafite që datojnë nga shekulli i XI-të deri në shekullin e VII-të para erës sonë.

Nëse vini në Strugë, mos llini pa e vizituar Muzeun “Dr. Nikolla Nezllobinski”, Shtëpinë përkujtimore të vëllezërve Milladinov, Galerinë ,,Vangell Koxhoman’’, Qendrën kulturore ,,Vëllezërit Milladinov’’.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'