Struga pranë play-off, Shpëtim Duro: Pjesë e parë perfekte, gola të merituar

Struga pranë play-off, Shpëtim Duro: Pjesë e parë perfekte, gola të merituar

Shpëtim Duro, trajneri i Strugës

Struga fitoi 3-1 kundër Hesperange, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Shpëtim Duro tregoi se ishte një fitore e merituar.

"Edhe për sa i përket lojës por edhe rezultatit në këtë takim,  është një rezultat plotësisht i merituar, pjesa e parë normalisht ka qenë perfekte, kemi pasur kontroll të plotë të ndeshjes, kemi shënuar dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë. Ndërkohë sa i përket pjesës së dytë, fati keq që pranuam gol dhe sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri  në tension, pastaj me disa lëvizje, me disa ndryshime arritëm të menaxhojmë mirë situatën, shënuam edhe golin e tretë. Jam i mendimit që ishte fitore jashtëzakonisht e bukur ndaj një skuadre që ka pasur rezultate shumë pozitive dhe ka qenë në këto momente shumë në formë", tha Shpëtim Duro.

Kujtojmë se Struga do luajë kundër Hesperange në Luksemburg, të enjten që vjen për ndeshjen e kthimit dhe nisur nga rezultati i ndeshjes së parë në Shkup, ekipi shqiptar në vendin fqinj është me një këmbë në zonën play-off të Conference League.


Lajmi kryesor:

Besart Ibraimi si vera, Struga dominon kundërshtarin në Conference League (GOLAT)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur