TIRANE - Poetja malazeze Tanja Bakiç po numëron ditët e fundit të qëndrimit të saj në rezidencën e shkrimtarëve në Tiranë. Një muaj qëndrim në këtë rezidencë i ka dhënë lëndë të mjaftueshme poetes për një libër të ri.
Të shtunën studentët e artit skenik në Akademinë e Arteve, Tiranë, kanë bërë një takim me poeten malazeze për të mësuar më shumë për gjininë e poezisë, të cilën e kanë si lëndë në programin mësimor të fjalës artistike.
Prandaj studentët kërkuan një dialog me poeten malazeze Tanja Bakiç që ndodhet në rezidencën e shkrimtarit në Tiranë.
Çfarë ndodh gjatë procesit krijues; Pesha që marrin fjalët në një tekst; ritmi që krijojnë dhe energjia që përcjellin tek lexuesi; bëhen pjesëmarrës në këtë udhëtim trupi dhe jeta emocionale e autorit? Studentët kanë nisur pyetjet pasi janë njohur me disa tekste në shqip të Tanja Bakiç.
“Puna me tekstin që qëndron në themel të metodës së mjeshtërisë së aktorit në Akademinë tonë të Arteve, në të vërtetë e ka të domosdoshme, -thotë aktorja dhe pedagogia e gjuhës së trupit në Fakultetin e Artit Skenik Ema Andrea, -të hyjë në një dialog me ata që i krijojnë tekstet”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com