Studentët e dhjetorit 1990 kujtojnë
rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Studentët e dhjetorit 1990 kujtojnë<br />rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës
TIRANE- Grupimi i ish-studentëve të atëhershëm "Dhjetor 90" e festoi ndryshe nga opozita rënien e bustit të Hoxhës, ndonëse ata që folën nuk harruan të kujtonin edhe rolin e Berishës në ato kohë. Emocionet u përcollën nga vetë protagonistët, në sallën gjysmë plot, 23 vjet pas rënies së bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha.
 
Bislim Ahmetaj, kreu i këtij grupimi, duke falënderuar pjesëmarrësit në sallën e ish-kinoklubit të “Qytetit Studenti”, aty ku u mbajt grave e parë e urisë shprehu rolin e pazëvendësueshëm të studentëve.
 
Vargje poetike u recituan nga Mirush Kabashi dhe Naun Shundi, ndërsa të ftuar ishin deputetë të djathtë dhe ish-studentë.
 
Një prej mesazheve më të spikatura ishte ai i Edit Harxhit, ish-zëvendës ministre e jashtme, e cila tha se kur u rrëzua busti i Hoxhës ishte vetëm 18 vjeç. Ajo u shpreh se ato protesta s’mund të kuptoheshin pa Azem Hajdarin dhe protagonistët e tjerë, ndërsa në fund lëshoi një mesazh me fjalët "Ju lutem, mos i lini fëmijët e diktatorëve ta përdhosin demokracinë që ne sollëm".
 
Thuajse me të njëjtën frymë foli edhe Tritan Shehu, ish-ministër disa herë dhe ish-kreu i PD-së. Ai nuk harroi të sqaronte se asokohe studentët bënë aq sa mundën, por sipas tij koshienca e Azem Hajdarit dhe Sali Berishës i kishte udhëhequr edhe sot gjatë protestës. Simon Miraka, si kryetari i Shoqatës së ish-të Përndjekurve falënderoi studentët që sollën demokracinë dhe u shpreh se u luteshin Zotit nga burgu në ato ditë të vështira.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën