Amnistia fiskale, Rama nuk bie dakord me ambasadoren Kim: E refuzoj kategorikisht gjuhën e saj! Po krijohet mjegull e madhe, përfituesit janë vetëm kriminelët

Amnistia fiskale, Rama nuk bie dakord me ambasadoren Kim: E refuzoj kategorikisht gjuhën e saj! Po krijohet mjegull e madhe, përfituesit janë vetëm kriminelët

Edi Rama

Teksa ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale, kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën që bëri disa ditë më parë ambsadorja Yuri Kim duke thënë se e refuzon kategorikisht gjuhën e saj pasi thotë se prej kohësh e ka bërë zgjedhjen e tij.

Disa ditë më parë, Kim u shpreh se udhëheqësit duhet të vendosin nëse duhet ta lënë vendin në dorë të qytetarëve apo kriminelëve, por sipas Ramës gjithcka po bëhet është mjegull e madhe nga e cila po përfitojnë kriminelët.

Sa i përket rrezikut për integrimin e Shqipërisë në BE përmes amnistisë fiskale, Rama u shpreh se nuk do të bëjë asgjë që pengon procesin e negociatave.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, theksoi Rama në një intervistë televizive.

Sa i përket pastrimit të parave, Rama tha se nuk është aq masiv sa thuhet në Shqipëri por u justifikua duke thënë se në cdo vend të botës ka pastrim parash. Ndërsa shifrat për 1.3 miliardë lekë pastrim nga ndërtimi, u shpreh se janë shifra nga njerëz anonimë.

“Ku nuk pastrohen para, në cilin vend të botës?Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen”- tha Rama.

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Rama: Nëse vërtetohet se Ilir Meta ka qenë spiun, do të ishte dramatike

1664810378_WATERMARKREPORTtv.00124928.Still012.jpg

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe dokumentin në Autoritetin e Dosjeve duke thënë se do të ishte dramatike nëse vërtetohej se spiuni i identifikuar si I.M. është Ilir Meta. Ndër të tjera thotë se nuk e bëri ai Metën president, por e mori me postin me votat e tij.

“Iniciativa nuk është ndërmarrë për asnjë parti politike dhe për asnjë kryetar partie, është një iniciativë  e ndërmarrë si rezultat i një boshllëku në ligj që nuk lejon që Autoriteti i Dosjeve që nuk lejon të hetojë ata që kanë kaluar filtrin e Komisionit Bezhani. Kjo është kërkesa e Autoritetit të dosjeve e bazuar te një shkak shumë konkret, shumë dramatik që bashkon inicialet I.M me Ilir Metën në hipotezë. Është një hipotezë e mundshme dhe dramatike. Unë nuk e kam bërë president, por e kanë bërë votat e veta”- u shpreh kreu i qeverisë.

Ora 22:38
Rama shuan zërat për krisje të raportit me Veliajn: Nuk kemi kandidaturë tjetër në Tiranë

1664439519_erama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka shuar zërat për krisje të raportit me Erion Veliajn duke thënë se PS nuk ka kandidaturë më të mire në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023.

“Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë, unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër, në sensin që, më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.

Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialist e ka fjalën në bazë të të gjithavre të dhënave që marrim nga territori. Ne kemi metodën tonë shkencore të anketimeve të brendshme që bëjmë”, tha Rama.

Ora 21:58
Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë, Rama: Qeveria shqiptare nuk vendos dot kur hapen dyert! Komuniteti Mysliman, i bazuar në vetëqeverisje

1664783150_Screenshot5.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur se inagurimin e Xhamisë së Madhe (Xhamia e Namazagjasë) nuk e ka në dorë qeveria e Shqipërisë dhe nuk merr dot asnjë vendim se kur do të happen dyert. Sa i përket ndërhyrjes së presidentit turk Erdogan për largimin e kreut të Komunitetit Mysliman, u shpreh se ky i fundit është i bazuar në vetëorganizim.

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete. Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë dhe nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman  turk dhe janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me komunitetin Mysliman shqiptarë dhe i vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert, nuk e vendos qeveria e Shqipërisë”- theksoi kreu i qeverisë në një intervistë televizive.

Kujtojmë se presidenti turk Erdogan, në janar të vitit 2022 kur erdhi në Shqipëri për  të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, tha se punimet për xhaminë e Namazgjasë do të mbylleshin brenda muajit të Ramazanit (2 prill-1 maj) por kërkonte që qeveria të merrte masa kundër lëvizjes së Gylen.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 04/10/2022 10:20

    Kur Rama del kunder Kim media shqiptare e quan patriotizem…kur opozita del kunder saje fillon e shfaqet anti-amerikanizmi..

    Përgjigju
  • Trimi: 04/10/2022 08:04

    Ashtu te lumte, qente le te lehin…KARvani le te ec perpara. Bravo KARyeminister…oups ..kryeminister

    Përgjigju
  • LLOSHI BULES Rexhep Leka [ kepi ]: 04/10/2022 07:34

    O Edi Rama mos fillo dhe ti tër , tër, e mër, mër. Mos u mer me xhamit e me teqet po meru me popullin hap vënde pune jo llafe sume. Bëj drejtësin meri me shkelma e nxiri jasht matrapazët e padrejtësis. Se e keni bër Shqiprin si Bangladeshi o Ed përsheshi. Të katër anët e politikës jan hajduta, spiun, mashtrus, dallaverexhinj e pisa. Ka ardh dita që pikat të vihen mbi i. Mjaft keni vjedhur e keni vrar o Edi rrot kar.

    Përgjigju
  • Iris: 04/10/2022 02:29

    Duket qe Edi Erdoganit i ka hyre vetja ne qejf,por kembengulja per amnistine fiskale mund te jete tregues i nje akti te deshperuar qe fsheh nje problem me te madh.Sa ka vajtur borxhi i jashtem dhe interesi qe duhet paguar per te o Edvin,se veprimet e tua ngjajne me ato te Greqise pak para se te shperthente kriza e brendeshme financiare dhe ekonomike???

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/10/2022 00:21

    Te gjithe qenkan gabim pervec kryeministrit. Ku jane keta emigrante shqiptare qe paskan kursyer deri ne 2milione euro ne te zeze neper bote? Per sa veta behet fjale kjo amnisti sepse une kam 25 vjet ne emigracion ne itali dhe nuk njoh asnje bashkeatdhetar qe te kete bere para aq shume nga puna ne te zeze. Nqs flasim per para prostitucioni, kontrabande apo droge atehere eshte tjeter muhabet.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/10/2022 23:54

    Dramatikja shqiptare ka 110 vjet qe luhet ne Shqiperi. Por keta 30 vjetet e fundit e kini qare ju kodoshet demokrate,socialistë e sicialdemokrate dhe demoleshët me te shpifurit fare.Dramatike saliPresidenti,kryeministriNano,kryeministrisali,kryekuvendari dhe presidentiLike dhe sefundi kryeministrisociopatEdvin e ka vene vulen e njome e te thate prej gati nje dekade......edhe ti mbrapa diellit vafsh! Populli deshiron,mendon dhe do te shume afer,qe ti je fillimi i fundit turpit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sabian: 03/10/2022 22:33

    Sa te pafat Shqiptaret. Te gjithe antikomunistet "luftetare" i pati komuniste e bij komunistesh! Psh, aq antikomunist i devotshem qe Saliu sa dorzoi teseren! Ndersa ky vllai i qyqes, denoncoi babane byroist!!! Vetem ndonje pa gjak komunisti nuk na ra ne pjese. Po me kete te fundit qe qeveria e tij "patriotike" nuk ka lidhje me kush inaguron xhamira te le pa tekst. Nese investimet dhe ndertimet ne objekte kulti behen jashte bashkesive te njohura me ligj, atehere jane njesoj si ato kolibet e te vetshpallurve imame radikal qe jane me pushime ke 313. Vetem nje si puna e ketij qe shpall veten mediokerr thote skam pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: NATO nuk do të përfshihet në luftën e Putin

Stoltenberg: NATO nuk do të përfshihet në luftën e Putin