Fillimi i vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e “Qytetit Studenti” me një rrugë të re, ndërkohë që janë me mijëra banorë të kësaj zone që përfitojnë nga ky investim i Bashkisë së Tiranës.

Sipas planit të punës për çdo Njësi Administrative, ndërmarrjet e Bashkisë kanë përfunduar rikonstruksionin e rrugës "Mustafa Lleshi", ku janë rivendosur edhe pllakat e trotuareve.

Kjo rrugë është nyjë lidhëse mes rrugës “Pjetër Budi” pranë “Qytetit Studenti”, si dhe rrugës së Elbasanit, ndërkohë që e gjithë zona ka një popullsi tepër të dendur dhe një numër të konsiderueshëm biznesesh. 

rrugee
(Rruga gjatë rikonstruktimit)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com