Edhe Kina mund të jetë një nga vendet ku mund të studiohet. Ata të rinj të cilët e njohin gjuhën kineze ose janë pjesë e Institutit të Konfucit, i cili është hapur prej një viti në Fakultetin Ekonomik kanë mundësi të studiojnë në universitetet e Shangait.

Për herë të parë në Fakultetin Ekonomik, është hapur një panair ku janë ekspozuar 29 universitetet të ndryshme, për degë si ekonomik, muzikë, transport, informatikë në Shangai, ku studentët shqiptarë mund të aplikojnë për të vijuar studimet e larta dhe pasuniversitare dhe mund të aplikojnë edhe për bursa.

"Me kontributin e profesorëve, që kanë ardhur në kuadrin e Institutit "Konfuci", kanë mundësi të mësojnë gjuhën kineze dhe të bëjnë realitet këtë ofertë interesante që na vjen nga universiteti i Shangait.

Studentët shqiptarë në këtë panair do të gjejnë pika interesi për të ndjekur studimet e tyre në universitetet e Kinës", tha Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës. Rektori i UT-së dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Sulo Haderi kanë firmosur një marrëveshje me përfaqësuesit e delegacionit kinez.
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)