Një grup studentësh u mblodh para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd, paraditen e sotme (25 dhjetor) duke kërkuar qasje në listën zgjedhore
Ata njoftuan se duan qasje në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi që organizata vendëse dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.
Studenti Ivan Bjeliç tha se në mesditë kanë filluar ta bllokojnë ndërtesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe se, më vonë, do të njoftojnë për një lokacion tjetër ku do të protestojnë.
Ata më herët njoftuan se bllokadat do të zgjasin gjashtë orë dhe se protestave në Beograd do t'u bashkohen edhe studentë nga Universiteti i Novi Sadit, informoi sot .rel
Gati 40 demonstrues u arrestuan gjatë një proteste të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” më 24 dhjetor në Beograd, pasi një grup personash të maskuar tentuan të hyjnë në Kuvendin e Beogradit. Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat dhe dyert e ndërtesës, ndërsa policia brenda saj hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre.