Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i kanë dërguar këtë të enjte një kërkesë zyrtare dekanit Sabri Laçi, ku theksojnë të drejtën e tyre themelore për të protestuar.  Ata shprehen se kanë mbërritur në formulimin e kësaj kërkese pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në ambientet e fakultetit , presionit të disa pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve.

Studentët kërkojnë konkretisht nga dekani: mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim; garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin; trajtim të barabartë të “studentëve të bojkotit” në sezonin e provimeve me ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit; garanci për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019.

Teksa një grup pedagogësh dhe studentët vijojnë të protestojnë, asambleja e pedagogëve të Filologjikut ka zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje ku u përcaktua se deri ditën e hënë do të ketë protestë. Qëndrimit kundërshtues të tyre dhe studentëve ndaj politikave aktuale arsimore do t'i kushtohet pas datës 11 shkurt vetëm një ditë jave.

Kërkesa e studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, drejtuar dekanit të këtij fakulteti, Sabri Lacit