Studentët bojkotues të Historisë dhe Filologjisë kërkesë dekanit Laçi: Kërkojmë barazi dhe garanci për vitin akademik (Dokumenti)

Studentët bojkotues të Historisë dhe Filologjisë kërkesë dekanit Laçi: Kërkojmë barazi dhe garanci për vitin akademik (Dokumenti)

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i kanë dërguar këtë të enjte një kërkesë zyrtare dekanit Sabri Laçi, ku theksojnë të drejtën e tyre themelore për të protestuar.  Ata shprehen se kanë mbërritur në formulimin e kësaj kërkese pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në ambientet e fakultetit , presionit të disa pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve.

Studentët kërkojnë konkretisht nga dekani: mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim; garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin; trajtim të barabartë të “studentëve të bojkotit” në sezonin e provimeve me ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit; garanci për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019.

Teksa një grup pedagogësh dhe studentët vijojnë të protestojnë, asambleja e pedagogëve të Filologjikut ka zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje ku u përcaktua se deri ditën e hënë do të ketë protestë. Qëndrimit kundërshtues të tyre dhe studentëve ndaj politikave aktuale arsimore do t'i kushtohet pas datës 11 shkurt vetëm një ditë jave.

Kërkesa e studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, drejtuar dekanit të këtij fakulteti, Sabri Lacit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drita: 07/02/2019 13:26

    Keto t'i kishit menduar jo u perdoret nga pedagoget si mish per top. Po barazi si mund te kete pa frekuentuar, sidomos neper seminare. Ta mendinit mire kete gje sidomos pas 7 janarit. Ju u perdoret dhe doni te perfitoni. Vazhdoni.

    Përgjigju
  • robi: 07/02/2019 10:59

    doni barazi mor ngelsat e lri-se , u sollet verdalle neper Tirane keni 2 muaj, tani doni ta merrni vitin shkollor, ah funderrina te shoqerise qe po terrorizoni studentet e shendoshe , e ka fajin virusi i hardallosjes qe keni mare ne hareimin vewror te Jales,,,,

    Përgjigju
    • raul: 07/02/2019 16:25

      Këto jane viktima qe dëgjuan udhezimet e Kejdi dhembcakalles, tani hani mutin tuaj o laraska qe jeni mashtruar nga kjo monster me gjimnaz e parlamentit

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?