Studentët do të marrin bursë edhe për kohën që ishin në protestë, ja kur do likuidohen

Studentët të cilët përfitojnë bursë nga shteti do të paguhen edhe gjatë periudhës të cilën kanë qenë në protestë. Report Tv u interesua pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës, ku drejtori i Drejtorisë Ekonomike të këtij institucioni Luan Lapraku na shpjegoi se pagesa e bursave kryhet me dy periudha 3 dhe 6 mujore.

“Bursat paguhen 9 muaj. 3 muaj për vitin e kaluar, dhe 6 muaj për vitin 2019. Tani a do paguhet janari, a do paguhet në muajin korrik, që është shtyrë procesi mësimor, janë vendimet e dekanateve, e rëndësishme është që do paguhen për 6 muaj”. Nëpër fakultetet e Tiranës ka nisur mbledhja e dokumentacioneve përkatëse për likuidimin e bursave, dhe siç sqaron edhe Lapraku procesi pritet të përfundojë në fillim të muajit mars.

“Deri në 18 shkurt kemi qenë duke pritur dokumentacionin, në datën 20 i kemi kërkuar fakulteteve të na sjellin të gjitha listat, dhe me datë 22 është marrë vendimi i bordit. Vendimi i bordit është çështje orësh, po protokollohet, po zbardhet do i shpërndahet fakulteteve, dhe do fillojë direkt veprimtaria e pagesës së bursave“. Sipas vendimit të qeverisë, janë 2846 studentë të cilët përfitojnë bursë, ku 1165 janë kategori në nevojë dhe 1681 janë studentë ekselence. Deri tani janë paguar vetëm 1389 studentë ndërsa të tjerët janë në proces. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve