Studentët e Fakultetit te Drejtesise shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike. Studentet e Drejtesise shprehen se jane aty per te zhvilluar mesim, por, nje grup i vogel studentesh, per arsye politike kane bllokuar edhe mesimin, edhe vazhdimin normal te procedurave nga studentet qe perfitojne bursa, pergjysmim tafirash etj. Studentet shprehen se qe pas viti te ri, studentet jane per mesim, por kur vijne e shohin qe eshte bllokuar, ikin serish.
Pikerisht per ti dhene fund ketij bllokimi, studentet e Drejtesise kane nisur nje peticion ku secili shkruan emer mbiemer dhe firmos, qe te filloje normalisht procesi mesimor per te mos humbur me ore qe do te zevendesohen ne vere, apo me keq akoma, per te mos humbur vitin akademik i cili do te kishte kosto te larta per te gjithe ata. Siç shprehen studentet, ky peticion eshte firmosur nga mbi 200 studente te drejtesise ne pak ore, nderkohe qe ata qe bllokojne jane jo me shume se 50 studente, te cilet nuk lejojne askend te hyje, nese nuk e njohin./ Lexo.al