Studentët e Drejtësisë unanimisht: Do fillojmë mësimin në një ambient tjetër, Rektori arrogant

Studentët e Drejtësisë unanimisht: Do fillojmë mësimin në një ambient tjetër, Rektori arrogant

TIRANE-Së shpejti pritet që të rifillojë mësimi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vendimi u mor pas një takimi mes studentëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe dekanit Artan Hoxha. “Ne do fillojmë mësimin në një ambient tjetër, alternativ, kudo qoftë. Ky është një vendim që ia kemi propozuar edhe më herët dekanit, dhe ai na tha që në qoftë se nuk merret asnjë masë për situatën e krijuar, do kemi një komunikim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe do shohim se çfarë ambientesh janë të disponueshme për të zhvilluar mësim. Kjo zgjidhje është e fundit, por jo më e mira”, tha një studente e Fakultetit të Drejtësisë.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë thanë se këtë vendim e morën bashkë me dekanatin pasi nuk gjetën zgjidhje edhe pasi i kërkuan ndihmë rektorit të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. “Ne kemi shkuar te rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai nuk ishte në zyrë, ne e kemi pritur atë, por gjithsesi kërkesa jonë u dorëzua në rektorat dhe u protokollua. Sot rektori kishte kthyer një përgjigje, një përgjigje të zbehtë. Më vjen shumë keq ta them, por kjo sjellje e rektorit Mynyr Koni është arrogante. Ne nuk kemi pritur, kemi shkuar në disa institucione e jemi pritur në çdo zyrë, ndërkohë që rektori ka shprehur një mungesë interesi për këtë problematikë”, tha një student i Fakultetit të Drejtësisë pas takimit që patën me dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, ku diskutuan për të gjetur një mundësi që mësimi të rifillojë/ Lexo .al

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 24/01/2019 15:49

    Mynyr Koni eshte njeri i afert i Berishes dhe ben lojen e ndyre te ketij krimineli,e turpshme ne cfare niveli ka rene arsimi i larte,ne duart e Mynyr Konit ketij sharlatani e tinzari.

    Përgjigju
  • Populli: 24/01/2019 15:39

    Nxirrini perjashte ambjenteve me shkelma ata halabake qe vetem studente nuk mund te quhen,bllokojne ambjentet e arsimit te larte e per turpin e tyre futen si minjte nga dritarja,a ka pamje me turperuese per nje student te futet nga dritarja,keto pamje duhet te marrin fund me polici ti nxjerrin jashte keta maskarenj qe penalizojne te tjeret per te bere mesim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja