Studentët e gazetarisë do të
monitorojnë mediat gjatë fushatës
OSBE dhe Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, kanë nënshkruar dje një marrëveshje që u jep mundësinë studentëve të këtij fakulteti në bashkëpunim me specialistë të OSBE-së të monitorojnë përgjatë 6-javëve në vazhdim rolin e medias dhe rëndësinë e marrëdhënieve me publikun.
OSBE dhe Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, kanë nënshkruar dje një marrëveshje që u jep mundësinë studentëve të këtij fakulteti në bashkëpunim me specialistë të OSBE-së të monitorojnë përgjatë 6-javëve në vazhdim rolin e medias dhe rëndësinë e marrëdhënieve me publikun.
Ky monitorim do të bëhet duke u fokusuar tek niveli i gazetarisë ku marrëdhënia me publikun është gjithnjë e më shumë në rritje. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi në fjalën e tij se, Shqipëria aktualisht është në një periudhë kyçe për të ardhmen e saj.“Zgjedhjet e 23 Qershorit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë.
Mbarëvajtja e tyre do të tregojë nivelin e pjekurisë së demokracisë në vendin tuaj, prandaj dhe media gjatë kësaj periudhe ka një rol thelbësor në rritjen e besimit të qytetarëve karshi procesit zgjedhor, duke dëshmuar seriozitet dhe transparencë të plotë në informimin e publikut”, tha Wollfarth.
Ndërsa dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se Fakulteti i Filologjisë ka kapacitet të plotë për të realizuar këtë projekt që do i mundësojë studentëve të gazetarisë të prekin me dorë realitetin e medias në vend.
Kurse shefi i Departamentit të Gazetarisë, Artan Fuga, garantoi impenjim maksimal për zbatimin me sukses të këtij projekti. Kjo marrëveshje do të nisë monitorimin tre javë përpara nisjes së fushatës elektorale dhe pritet të përfundojë në fund të javës së tretë të fushatës elektorale.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15