ELBASAN - Studentet e mbijetuara të tragjedisë së Himarës i kanë lënë 48 orë kompanisë së sigurimit Sigma për të dhënë dëmshpërblimin e tyre për atë vlerë monetare që u takon, në të kundërt do të hyjnë në grevë urie.
Të mbështetur edhe nga studentë të tjerë të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, 26 vajzat, që i mbijetuan tragjedisë së ndodhur më 21 maj të vitit të kaluar shprehen se kanë nevojë për para për të vazhduar mjekimin, për pasojat që u la aksidenti tragjik në qafën e Vishës në Himarë.
Studentet thonë se SIGMA i detyrohet 150 milionë lekë të reja dhe ndonëse kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti ata ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
Rreth një vit më parë si pasojë e një aksidenti në Himarë humbën jetën 11 studentë të degës Gjuhë-Letërsi, të cilët ishin nisur për ekspeditë, ndërsa 26 të mbijetuarit morën plagë të rënda në këtë aksident tragjik.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com