Projektligji për arsimin e lartë ka bërë bashkë në një protestë studentë të disa fakulteteve, shumica të transferuar nga universitetet private.
Që prej mesditës së djeshme, rreth 200 prej tyre janë futur në një grevë pa afat brenda ambienteve të godinës duke kundërshtuar trajtimin e diferencuar të studentëve të transferuar që iu duhet të paguajnë tarifa disa fish më të larta në raport me studentët që kanë qenë më parë në institucionet publike.
Më herët, ka pasur një konfrontim mes policisë private dhe studentëve që kishin vendosur të hynin në fakultet për t’iu bashkuar grevës.
Në formë proteste, ata bllokuan hyrjen në godinë, duke u shprehur të vendosur për të vijuar grevën deri sa Ministria e Arsimit dhe Sportit t’u propozojë një zgjidhje për t’i dhënë fund tarifave diskriminuese.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO