Me tensione u shoqërua dita e parë e vitit t ri akademik 2021-2022 në Universitete, kjo për shkak të vendimit të qeverisë për të mos lejuar në auditore studentët e pavaksinuar apo që nuk paraqesin test negativ COVID.
Kjo bëri që disa studentët të mbesin jashtë, por po ashtu pati dhe Universitete si ai i Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, ku rektoratet me vendimet e tyre shkelën urdhrin, duke lejuar të gjithë studentët të futeshin në auditor.
Në lidhje me këtë situatë, kryeministri Edi Rama tha se studentët e pavaksinuar nuk duhet të futen në mësim, por theksoi se kjo çështje i përket Universiteteve, pasi qeveria nuk mund të dërgojë forca për t'i nxjerrë studentët jashtë.
Në një intervistë teleivizive, Rama u shpreh se ata që janë vaksinuar kanë të drejtën të jenë në mjedis të sigurt.
“Ato vajza dhe djem kanë nevojë për pak siguri, mbështetje. Normalisht nuk duhet të marrin pjesë në mësim. Por kjo është çështje e universiteteve. Qeveria nuk mund të çojë në universitete forca për ti nxjerrë jashtë. Ata që janë vaksinuar kanë të drejtën të jenë në mjedis të sigurt. Ne kemi garantuar që në çdo holl të universiteteve të ketë vaksinatorë. Fakti që kemi ndjekur një politikë shumë liberale, duke parasysh se garantuam një vaksinim të shpejtë në fillim. Që të mbajmë një ekuilibër dhe gjithçka ka shkuar mirë, ka krijuar një lloj relaksi, ndjesie të gabuar që nuk ka asnjë problem. Mund të ndodhi mos të gjejë asgjë, por mund të ndodhë edhe ajo që të përfundosh në spital dhe të humbasësh jetën. Të vaksinuarit që hyjnë në fatalitete janë mosha të thyera dhe me të tjera sëmundje. Nuk shkohet në auditore si në lotari”, tha ai.
Me dhjetëra studentë u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit sot, duke kundërshtuar vaksinimin me detyrim, apo në të kundërt testet e COVID të jenë falas, për ata që nuk duan të vaksinohen. Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim për kërkesat e studentëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
Nese vaksinat funksionojne, nga cfare duhen mbrojtur te vaksinuarit? Nese nuk funksionojne, pse te vaksinohemi?
PërgjigjuAs ne auditore nuk duhet te shkojne,por as me force nuk i ndalon!Cfare politike eshte kjo?As keshtu,as ashtu.Tregohu me i vendosur,me i prere.Kush nuk ben vaksinen ne auditore nuk duhet te shkoje,por vitin te mos e humbin,le t'i ndjekin leksionet on-line,perjashtim te kete vetem mjekesia qe duhen te jene patjeter ne auditor.
PërgjigjuPo mire, ca keni bere gjith beharin e vjeshten me arsimin per vaksinimin? Nuk thote njeri ti ncirrni por te qartesoni masat i pilaf.
Përgjigju