I njëjti grup që ishte iniciatori i incidentit me vezë ndaj kryeministrit Rama të pak ditëve më parë ka vendosur të mos ndalet në nismën e tyre. Këtë rradhë ata kanë pralajmëruar një protestë më datën 11 nëntor para kryeministrisë. Qëllimi kryesor i kësaj proteste është dhuna policore ndaj studentëve ditën e incidenti si dhe kauzën kryesore Kundër reformës në arsim
"Prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qenë dëshmitarë të një dhune të paprecedent kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore. Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror psikologjik policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave. Ne jemi:
Ne jemi:
#Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.
#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
#Kundër reformës së dhunshme në arsim.
#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.
Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve monstruoze të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë"-shkruajnë ata në rrjetin social dhe në faqen e tyre Lëvizja për Universitetin
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Studentët qëllojnë me vezë kryeministrin Rama
në protestë para kryeministrisë">