Studentët italianë tani vijnë e
studiojnë mjekësi në Shqipëri

Studentët italianë tani vijnë e<br />studiojnë mjekësi në Shqipëri
TIRANË - “Gjithçka mund ta prisja në jetë, por të çoja fëmijën tim që të studionte në Shqipëri, këtë se prisja”. Rruga “Dritan Hoxha”, në periferi të Tiranës. Në mes të dhjetëra pallateve dhe i mbytur në një trafik të çmendur, këtu është kufiri i ri, i aspirantëve italianë, për t'u bërë mjekë. Universiteti privat shqiptar është “Zonja e Këshillit të Mirë”.
 
Janë këtu, bashkë me ne, në zyrat e një ndërtese të re, ku 596 të rinj nga Italia, janë prezantuar për të marrë pjesë në testin e pranimit në fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë. 70 pyetje nga shkenca që duhej të zgjidheshin brenda një ore. Asnjë pyetje nga kultura e përgjithshme. Dhe notat e diplomës vlejnë 30 pikë nga 90 të mundshmet. Javën tjetër i takon konkursi degëve të Fizioterapisë dhe Infiermerisë. Jashtë janë mjekët e ardhshëm që kanë pasaportë italiane, por do të kenë një diplomë shqiptare.
 
Në ankth, ndoshta më shumë fëmijët, për realitetin e ri që i pret. “Duhet të duroj pasi kjo është mundësia e fundit”. Daniela ka ardhur nga Napoli bashkë me të birin, që dëshiron të bëhet dentist. “Është një turp, shteti ynë (Italia) detyron fëmijët tanë që të largohen jashtë”, thotë ajo. Dështuan në regjistrimin në Itali dhe qindra prej tyre kanë kaluar Adriatikun dhe kanë ardhur të shkollohen në universitetin privat shqiptar. Ky është i vetmi vend, ku diploma njihet edhe në Itali.
 
Ja si funksionon: Numri i matrikullës në Tiranë dhe pasi kalon testin e gjuhës italiane, në fund keni në dorë një letër, shpjegon rektori Paolo Ruatti – “e kjo është një diplomë edhe italiane e prandaj nuk ka nevojë për ta konvertuar”. Sigurisht që fillimisht duhet të kalohet testi edhe pse zyrtarisht nuk dihet ende se sa do të jetë numri i studentëve që do të pranohen. Shifra që përflitet është 150-160 studentë italianë. Gjatë vitit të kaluar kanë studiuar 2 mijë studentë, 1700 shqiptarë dhe 300 italianë. Universiteti drejtohet nga një fondacion i Kongregacionit të Bijve të Zojës së Papërlyer, një institut fetar. Kostoja vjetore e shkollës shkon 7-8 mijë euro, ku përfshihet pagesa e shkollës, fjetja dhe ushqimi. “Të paktën kostoja e jetesës është e lirë”, thotë i qetë, Luigi Lisi, një 21-vjeçar nga Terlizzi dhe Tommaso Cassano, 22 vjeç, nga Frosinone, të ardhur që në vitin 2012. Edhe ata si këta të tjerët kanë dështuar që të rregjistrohen për Mjekësi në shtetin e tyre, Itali.
 
Dhe ja tani jemi në Shqipëri. “Gjatë kësaj jave agjencia jonë e udhëtimeve ka sistemuar në hotele të ndryshme të paktën 800 italianë”, thotë Armela Memaj, përfaqësuese  e një prej agjencieve të udhëtimit. Si Luca Spagnolo, 19 vjeç, nga Leçe, i cili ka udhëtuar drejt Shqipërisë pasi ka marrë 36.8 pikë në provimin e Mjekësisë në Kieti. “Unë jam diplomuar me 100 pikë – ankohet ai - dhe nëse nuk do më kishin hequr bonusin e maturës nuk do të isha këtu sot.
 
Të qenit në Shqipëri, për 24-vjeçarin – Adriano – do të thotë shpirti i përshtatjes. Por ai e ka një punë tashmë, atë higjenistin dentar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/Corriere dela Sera)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret