Bojkoti i mësmit në Fakultete të ndryshme ka vënë kundër studentët protestues të cilët të ngujuar prej ditësh kundërshtojnë rifillimin e mësimit me studentët e tjerë të cilët i dhanë fund protestës së tyre pas plotësimit të kërkesave dhe kërkojnë rifilllimin e mësimit me çdo kusht.
Shumë prej tyre janë mbedhur së bashku dhe kanë nisur mbledhjen e firmave ku kërkojnë të rifillojë mësimi dhe të rikthehen në auditorë.
Sipas Lexo.al, pedagogë të Fakultetit të Histori-Filologjikut, Shkencave Sociale dhe Juridiku duket se e kanë kthyer qëllim në vetvete bojkotimin e mësimmit dhe studentët të lodhur nga kjo kërkojnë rifillimin e mësimit, dhe vijon më tej duke shkruar që, studentët e gazetarisë kanë firmosur një peticion drejtuar Dekanit ku kundërshtojnë fuqishëm bllokimin e mësimit.