Studentët në Kosovë kërkojnë liberalizimin e vizave, 'dhurojnë' pasaportat e tyre e pyesin Mogherinin për vlerat e BE-së?
Studentët gjatë protestave në Prishtinë
Me moton “A është izolimi vlerë e BE-së , edhe sa kritere na duhen?”, studentët e Universitetit të Prishtinës në Kosovë ,kanë zhvilluar këtë të hënë një protestë para zyrave të BE-së, në Kosovë dukë kërkuar liberalizimin e vizave për vendin e tyre.
Të organizuar në një marsh simbolik dhe në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, studentët e Universitetit të Prishtinës vendosën të fillojnë marshin protestues nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar liberalizmin e vizave.
Sipas mediave në Kosovë studentët me të arritur para zyreve të Bashkimit Europian në Prishtinë, në mënyrë simbolike, secili prej tyre kanë futur pasaportat në një pako, të cilën siç dhe janë deklaruar do ta lenë para zyrave të BE-së.
Një ndër pyetjet që është shtruar sot gjatë protestës nga studentët kosovarë për përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin është edhe “ A është izolimi vlerë e BE-së?”
“Ne po kërkojmë llogari për vizat kur te gjithë janë në festë ne nuk mund të festojmë se jemi të izoluar, këta na i kanë shndërruar pasaportat tona të pavlera. Ne nuk mund të vizitojmë as familjaret tanë ndërsa këta shëtisin mbarë botës. Duam t’i i pyesim se a është izolimi vlerë e BE-së” është shprehur njëri prej studentëve protestues, Bekim Ibishi raporton RTV21.
Nga ana e BE-së, është përmendur viti 2020 si i mundshëm për arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.. Pak ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradionaj ka deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë sivjet.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
-
Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska
19 Nëntor, 15:54
Veprim i drejte i studenteve,do duhej te dalin te gjithe qytetaret e Kosoves ne demonstrate. Izolimi i te drejtes se lire te levizjes ne EU eshte krim.
Përgjigju