Studentët në Prishtinë protestojnë kundër marrëveshjes së Asociacionit për komunat me shumicë serbe

Studentët në Prishtinë protestojnë kundër marrëveshjes së Asociacionit për komunat me shumicë serbe

Protesta e studentëve në Prishtinë

Një numër i madh studentësh në Kosovë kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me thirrjet ‘Zajednica nuk kalon’ dhe duke kënduar këngë të ndryshme patriotike, ata janë mbledhur para godinës së kryeministrisë duke i dhënë një mesazh të qartë kryeministrit, Albin Kurti sa i takon marrëveshjes së Asociacionit.

Marshimi nisi nga oborri i bilbiotekës Kombëtare në kuadër të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Deri më tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është kërkuar fuqishëm nga Serbia, ndërsa Kurti tha se pranimi i një marrëveshje të tillë do të bëhej vetëm nëse përmbushen 6 kushte.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  6. Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – tha Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka qenë një ndër zërat më kritik sa i takon marrëveshjes së asociacionit.  Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar, më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

Serbia, në anën tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë