Studentët kanë kërkuar nga protesta që po zhvillohet në "Zog të Zi" që "studentët e dhjetave të mos dalin në televizion për të folur në vetën e parë dhe për të përfaqësuar ato që ndodhen në protestë". Ata u shprehën më tej që këto studentë duhet të heqin dorë nga tentativat për të folur në publik në emër të të gjithëve, pasi qëndrimi i tyre është i palëkundur. Studentët ritheksuan se do të vijojnë të protestojnë e madje paralajmëruan sërish për përshkallëzim të situatës, deri në një reagim të kryeministrit Edi Rama ku do të njoftohet realizimi i 8 kërkesave të parashtruara.
Lajmi kryesor: