Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!

Universiteti i Durrësit, i dyti më i madh në vend pas Tiranës, çeli dyert për 18 mijë studentë në vitin akademik 2024-2025.

1500 studentë u ulën për herë të parë në auditore, ku numri më i lartë shënohet në fakultetin e Biznesit.

“Risi për fakultetin tonë është kurrikula në anglisht. Kurrikulla është bazuar në dinamikat e tregut”, tha  dekani i fakultetit të Biznesit, Llambi Prendi.

Përmes programit 'Erasmus' ndjekin studimet në gjuhen angleze dhe disa studentë të huaj. 

Noah Coulon nga Strasburgu tha për Report tv se "kam zgjedhur fakultetin biznesit në degën e menaxhimit të hoteleve. Shqipëria është një vend shumë interesant dhe në proçes zhvillimi dhe Durresi nje qytet turistik ndaj zgjidha te vij ketu per studimet ‘bachelor’".

 

Shqetësim mbetet mungesa e një linje transporti për studentët, ku siç shihet në pamje numri i madh i automjeteve private shakton kaos në qarkullim.

Ndërsa në Universitetin e Shkodrës 898 studentë nisen vitin e parë, ku numri më i lartë është tek Infermieria, ndërsa degët e Mësuesisë me regjistrime të pakta do t’i nënshtrohen reformës.

“Do të diskutojmë mundësinë e hapjes së degës së Albanologjisë, ku të integrojmë aty degë si histori-Gjeografi dhe Gjuhë-Letersi që kane numer te ulët studentësh. Janë disa programe që duhet të reformohen”, tha  rektori Tonin Gjuraj.

 

Në Universitetin e Elbasanit numerohen 1100 studentë ne vit te pare, ku kryesojnë deget: Teknologjia e Informacionit, Ekonomia dhe Infermieria. Për herë të parë u regjistruan dhe studentë nga Lugina e Preshevës.

Korça mirëpriti 490 studentë në vitin e parë, ku vihet re i njëjti trend i te rinjve për infiermerinë, inxhinieri elektronike dhe edukim fizik. Ekonomiksi nuk regjistroi asnjë student dhe do të mbyllet, ndërsa shkenca politike, degët e mësuesisë dhe mujqësia shënojnë numrin të ulët regjistrimesh.  

“Për degët me pak studentë do merret një vendim. Unë s’jam për t’i mbyllur por pedagogët duhet të marrin përsipër të japin mësim përtej ngarkesës sepse nuk do i përcjellim në shtëpi ata pak studentë të regjistruar”, tha rektori Lenci Ekonomi.

Me 394 studentë të rinj, degët e Infermierisë dhe Ekonomikut vijojne te jene me te preferuarat në Universitetin e Gjirokastrës. Sipas rektorit Jaho Canaj asnje dege nuk rrezikom mbylljen por sërish ato të mësuesisë regjistruan pak studënte në vitin akademik 2024-2025.

*Punuan për kronikën gazetarët Artur Korriku, Ronaldo Gjoshi, Ergys Kavaja, Piro Nase.

 

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari