Mëngjesi i sotëm i ka gjetur studentët e fakultetit të Gjeologji-Minierave në protestë. Teksa kanë refuzuar hyrjen në mësim, ata kërkojnë që tarifat të shkojnë drejt zerimit, pasi sipas tyre janë të papërballueshme.

Studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave deklarojnë nga ana tjetër se I kanë paguar tarifat rregullimit por asnjë investim nuk është kryer në mjediaset ku ata zhvillojnë procesin mësimor.

Më tej, ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protestat edhe në ditët e ardhme, ndërsa kauzës së tyre I janë bashkuar edhe pedagogë.