Studentja shqiptare shkon në ceremoninë e diplomimit në universitetin e Harvardit me veshjen kombëtare

Studentja shqiptare shkon në ceremoninë e diplomimit në universitetin e Harvardit me veshjen kombëtare

Artea Brahaj

Një student shqiptare e cila përfundoi studimet në Harvard, ka zgjedhur të shkojë në ceremominë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.

Artea Brahaj ka shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshjen tradicionale shqiptare, që ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe të kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama publikoi fotot në faqen zyrtare duke shkruar se studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.

“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2023 02:21

    /LEXUES/ i dashur,eshte fjala per imazhin kombetar dhe jo per diplomen.Shumica e atyre qe studiojne Harvardin as e kane idene si duken kostumet tona kombetare,per te mos thene nese dine ndonje gje per Shqiperine me perjashtim te atyre qe jane diplomuar ne dege te atilla ku kane qene te detyruar te na studjojne.Por kur kjo vajza ka vajtur e veshur ne ate menyre,perjashto shoket e kursit me te cilet jam e sigurte qe eshte shpjeguar dhe mund t'ja kene pelqyer shume,te gjithe te tjeret kur e kane pare kane menduar se ajo vjen nga nje prej atyre vendeve qe vishen ne kete menyre.Cfare imazhi projektojme ne kete menyre????

    Përgjigju
  • Lexues: 07/09/2023 11:01

    Kur nje i ri diplomohet nga Harvardi do te thote qe ka sakrifikuar, punuar e studiuar jashtezakonisht shume edhe mund te vishet si t‘i doje qejfi ate dite. Kjo ka veshur nje kostum te Shqiperise se mesme qe mund ta kete pershtatur sipas shijeve te saj personale. Keta qe thone qe s‘eshte kostum shqiptar jane te lutur te mbarojne Harvardin edhe ne diten e diplomimit te vishen me veshje qe u duken me shqiptare. Gjithashtu, nuk ju ndalon njeri qe diten e pavaresise ose diten e veres te visheni me kostum kombetar ne rruge, te dashur „patriote“, qe deri tani nuk u jeni ndare tutave, xhinseve dhe bluzave „firmato“ me shkronja te medha si parullat qe shkruheshin dikur neper faqe malesh.

    Përgjigju
    • turi: 07/09/2023 12:11

      bravo! nuk do ti nderroja snje presje ketijkomenti!

  • Guerrilas: 07/09/2023 07:06

    Goces urime, sa per Lithfanin para se te beji show me keto, te pyesi njihere me cfare lekesh vajti kjo goca ne Harvard, dhe ku i punon mami me babin, apo ku i ka punuar me para.

    Përgjigju
    • Robert Berberi: 08/09/2023 20:49

      I nderuar, he Harward mund te studios edge pa asnje kokerr leku. Po the mesh nxenes I shkelqyer, ka shume kompani apo shoqata qe sponsorizojne me bursa serioze per keta nxenes, mjafton the kerkosh he internet per to gjetur sponsorat

    • Populli: 07/09/2023 10:00

      Lekët i ka të vetat kjo goca. I ka marrë borxh kreditorëve, tani duhet me i la borxhet me korrupsion si politikanët tanë që janë të zhytur

  • Iris: 07/09/2023 03:12

    Cfare /kombetare/ ka te citjanet turke ?! Ne kemi kostume te tjera qe jane me te vertete kombetare,por jo keto.

    Përgjigju
  • Sokol: 07/09/2023 00:16

    Nuk me duket aspak kostum shqiptar,ndoshta eshte anadollo aziatik.

    Përgjigju
  • Toni: 06/09/2023 19:37

    Urime goces. Bravo. Ka disa shqiptare qe kane mbaruar Harvardin keto vitet e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit