Iran-Një studente u zhvesh me të brendshme dhe doli në ambientet e jashtme të universitetit të saj në Iran.
Disa studentë dhe grupe të të drejtave thanë se ky veprim ishte në shenjë proteste kundër kodit të rreptë të veshjes islame të vendit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon vajzën jashtë me të brendshme teksa lëviz dhe më pas ulet jashtë mjediseve të universitetit.
Ndërkohë në një tjetër video, ajo shihet teksa ecën nëpër rrugë, ende e zhveshur, përpara se një grup burrash ta rrethonin dhe tentojnë ta fusnin në një makinë, raporton CC
Pas këtyre veprimeve aspak të hijshme vajza u arrestua me forcë në Universitetin Islamik Azad të Teheranit.