Studentja e PD, 6 pyetje Ramës:
Pse nuk e shkarkon Rroshin?

Studentja e PD, 6 pyetje Ramës:<br />Pse nuk e shkarkon Rroshin?
Partia Demokratike ka nxjerrë sot në deklaratë për shtyp një studente të Inxhinierisë, për t’i adresuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama se pse ai nuk e shkarkon kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi.
 
Sipas 22-vjeçares, duke mbrojtur Rroshi, Rama inkurajon drogën dhe trafikantët.
 
“Jam Edona 22 vjeç, studio për inxhinieri ndërtimi.
Ndoshta Edi Rama ka zgjedhur të heshtë, por unë dhe shumë shoqe të miat, duam ta pyesim; pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë?
Nuk është i mjaftueshëm dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
A ka menduar Edi Rama se duke mos u përgjigjur, ai rreshtohet me të keqen.
Cfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim, të shkarkojë Elvis Rroshin?​
”, ishin pyetjet e studentes 22-vjeçare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët